LAJMI I FUNDIT/ Kombëtarja, Panuçi prezantohet të mërkurën

0

“Sport Ekspres” raportoi paraditen e sotme se zgjedhja për trajnerin e ri të Kombëtares shqiptare tashmë është bërë dhe pritet zyrtarizimi brenda pak orësh: trajneri i ri do të jetë Kristian Panuçi.http://sportekspres.com/lajmi-i-fundit-kombetarja-behet-me-trajner-duka-zgjedh-panucin/

Presidenti Duka ka qenë shumë i pavendosur në javët e fundit, pas bisedave me shumë trajnerë, duke përzgjedhur tre emra finalë: De Kanio, Panuçi e Sedorf. De Kanio kishte në krah të tij eksperiencën, që Duka e kishte si kusht mjaft të rëndësishëm, por në ditët e fundit Panuçi ia arriti të bëhej zgjedhje e parë.

Nga FSHF mohuan arritjen e vendimit final, duke shtuar se në listë tashmë është rikthyer edhe Alberto Malezani, por ndërkohë “Sport Ekspres” mëson se jo vetëm që vendimi është marrë, por edhe se Kristian Panuçi të mërkurën do të vijë në Shqipëri, për t’u prezantuar si pasardhësi i Xhani De Biazit.

Në këtë mënyrë, merr fund një histori që zgjat prej javësh dhe do ta rinisim nga ish-trajneri i Livornos dhe Ternanës, i cili ka grumbulluar shumë eksperiencë si ndihmës i Fabio Kapelos në drejtimin e Rusisë në periudhën 2012-2014.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image