Lajmi i fundit/ Kapiteni i Laçit në Kombëtare, mungon Strakosha

Thomas Strakosha nuk do të jetë pjesë e kombëtares shqiptare për ndeshjet miqësore kundër Kosovës dhe Ukrainës. Portieri i Lacios vuan nga një dëmtim që e shqetësonte që në ndeshjen kundër Interit, ku sakrifikoi, duke luajtur me injeksione.

Tani trajneri Kristian Panuçi nuk ka ndërmend të rrezikojë, pasi bëhet fjalë për dy miqësore ku më shumë do të shihen elemente të reja, ndërkohë që Strakosha është i afirmuar.

Zëvendësi i Strakoshës është një surprizë, por jo dhe aq e madhe: i përzgjedhuri është kapiteni i Laçit, Gentian Selmani.

Vetëm 20 vjeç, portieri i kurbinasve po zhvillon një sezon fantastik dhe tashmë është një veteran të Laçi, duke qenë ndër më të mirët e kampionatit shqiptar këto vitet e fundit.

Tani vjen edhe shpërblimi për punën e shkëlqyer, ndërkohë që në sfidën kundër Kosovës priten minuta për të, edhe për faktin se në stadium do të jenë të pranishëm shumë menaxherë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *