Lajmi i fundit / Ja dënimi për peshëngritjen shqiptare

0

Pas pezullimit të Romela Begajt, Daniel Godellit dhe Hysen Pulakut, Federata Shqiptare e Peshëngritjes merr një tjetër goditje nga Federata Ndërkombëtare e cila e ka pezulluar 6 muaj shtangën shqiptarë nga të gjitha aktivitetet ndërkombëtare.

Federata Shqiptare duhet të paguajë 45 mije dollarë gjobë, nëse dëshiron që të marrë pjesë sërish në këto aktivitete, ose në të kundërt rrezikon edhe Botërorin e nëntorit që zhvillohet në Amerikë.

Gjoba prej 45 mijë dollarësh erdhi pas dënimit të peshëngritësve shqiptarë, të cilët rezultuan pozitiv në Kazakistan.

E vetmja çështje e cila është ende në proces është ajo e Romela Begajt e cila do ta vazhdojë luftën për të pastruar figurën e saj në KAS, Gjykatëm e Arbitrazhit Sportiv ne Lozanë. /Top Channel

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here