Lajmi i fundit: Infarkt, Kasijas me urgjencë në spital!

Iker Kasijas ka pësuar infarkt dhe është transportuar me urgjencë në spital. Portieri spanjoll ka lënë përgjysmë seancën stërvitore të ditës së sotme me Porton, si pasojë e një infarkti në zemër.

Siç kanë konfirmuar dhe nga klubi portugez, Kasijas është transportuar me urgjencë në spital, ku edhe ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale. Gjendja e tij thuhet të jetë duke u stabilizuar tashmë, me rrezikun që duket se ka kaluar.

37-vjeçari firmosi edhe rinovimin disa ditë më parë me Porton, ku pritet që të jetë pjesë e portugezë deri në moshën 40-vjeçare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *