LAJMI i FUNDIT/ CAS NUK E KTHEN SKËNDERBEUN NË EUROPË

Merr fund shpresa e Skënderbeut për t’u kthyer në Champions League, pas përjashtimit 10-vjeçar nga FIFA.

Kërkesa urgjente e Skënderbeut për të luajtur sivjet në Europë është refuzuar nga CAS-I dhe vendimi është një goditje e rëndë për klubin korçar.

Këtë verë nuk ka Europë, më vonë do të nisë beteja finale kundër UEFA-s në CAS, por sinjali i parë është tepër negativ.

CAS në njoftimin e vet saktëson se ende nuk ka një datë në lidhje me gjyqin Skënderbeu vs UEFA, ndaj do të shkojë shumë gjatë.

VENDIMI

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka hedhur poshtë një kërkesë për masa të përkohshme depozituar nga Skënderbeu, ku kërkohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit lëshuar nga Trupa e Apelit në UEFA më 26 prill 2018.

Më 29 mars 2019 Komisioni Disiplinës, Kontrollit dhe Etikës në UEFA doli në përfundimit se Skënderbeu ishte fajtor për aktivitete të ndryshme të trukimit të ndeshjeve dhe lëshoi një vendim në bazë të së cilit klubi shqiptar përjashtohej për 10 vite nga kupat e Europës dhe duhej të paguante 1 milion euro gjobë. Skënderbeu e apeloi këtë vendim, por Komisioni i Apelit e la në fuqi dënimin.

Më 14 maj 2018 Skënderbeu dorëzoi në CAS një apel kundër vendimit të UEFA-s, së bashku me kërkesën për pezullimin e ekzekutimit të vendimit, por kjo kërkesë është hedhur poshtë sot.

Procedura e arbitrazhit është ende në proces e sipër, me shkëmbimin e kërkesave me shkrim. Një datë për seancën dëgjimore nuk është vendosur ende.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *