Lajmi i fundit | Arrihet akordi, vendoset e ardhmja e Milinkoviç-Saviç

Lacio ka arritur të marrë sa mundte nga cilësite e Sergej Milinkoviç-Saviç dhe tani ka ardhur momenti, që serbi të bëjë hapin më të madh të karrierës. Mediet evropiane raportojnë se Lacio ka arritur marrëveshjen me Mançester Junajtid për transferimin e mesfushorit.

“Djajtë e Kuq” do të derdhin 80 milionë euro në arkat e klubit italian për 24-vjeçarin. Gjithçka është e kryer dhe në ditët në vazhdim ylli ballkanas do të fluturojë drejt Mançesterit për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore.

Një lëvizje që pritej kjo, pasi edhe presidenti Lotito pati konfirmuar se lojtari dëshiron të largohet dhe e ka të pamunduar ta mbajë. Biznes i jashtëzakonshëm i Igli Tares, që e shet me dhjetfishin e vlerës që e solli nga Genk në vitin 2014.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *