LAJMI FUNDIT/ Leroi Sane largohet nga grumbullimi me Gjermaninë!

Një lajm i bujshëm na vjen nga kombëtarja gjermane. Leroi Sane, lojtari i Mançester Sitit, është larguar nga kombëtarja siç citon “B/R Football” në faqen e saj në rrjetet sociale dhe nuk do të marrë pjesë në miqësoren e së dielës kundër Perusë.

Sane nuk u grumbullua në Botërorin e Rusisë nga Hoakim Lëv çka solli kritika të shumta në drejtim të trajnerit të kombëtares. Lojtari ofensiv e ka shpjeguar shkurt vendimin e marrë, duke deklaruar që largohet nga grumbullimi, për shkaqe personale.

Me përfaqësuesen e Gjermanisë, Sane debutoi me 13 nëntor të vitit 2015 në humbjen përballë Francës, ndeshje që mbahet mend për vendosjen e eksplozivëve në stadium, çka çoi në ndërprerjen e saj dhe evakuimin e tifozëve. Ai ka zhvilluar 13 ndeshje me kombëtaren, ndërsa ka ardhur vendimi befasues duke braktisur grumbullimin e skuadrës kombëtare.

Lajmi është konfirmuar dhe nga Federata Gjermane e Futbollit, që është mjaftuar me komentin “vendim për arsye personale”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *