Lajmëroi surpriza këtë sezon, por Luftëtari shkarkon Çoçllin dhe e gjen pasardhësin në shtëpi

0

Klubi i Luftëtarit i ka dhënë fund bashkëpunimit me Nikolin Çoçllin, duke zyrtarizuar largimin e tij nga stoli zikaltër. Trajneri i gjirokastritëve nuk mundi të merrte rezultatet e duhura, teksa në 5 javët e fundit ka grumbulluar vetëm 1 pikë. Megjithëse gjatë prononcimeve të tij për mediat do të shprehej me fjalët “prisni surpriza në javët e ardhshme të kampionatit” sa i përket rezultateve në fushën e lojës, me sa duket është vetë klubi që ka vendosur të “surprizojë” Çoçllin me lajmin e shkarkimit.

Luftëtari gjendet në vendin e parafundit në renditje dhe mbijetesa duket e vështrë për tu arritur. Ndërkohë humbja e fundit 4-0 ndaj Vllaznisë si dhe eleminimi nga Kupa e Shqipërisë kundër Apolonisë së Kategorisë së Parë kanë qenë thelbësore për të ardhur në vendimin e largimit të Çoçllit nga pankina. Pasardhësin bluzinjtë do e gjejnë në shtëpinë e tyre, pasi Neritan Novi, i cili është pjesë e stafit teknik të gjirokastritëve, do të jetë i 5-ti trajner që do të marrë drejtimin e klubit./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.