Lajme të mira për Napolin, rikthehet blerja e bujshme e verës

Napoli këtë sezon të ri erdhi me shumë ndryshime, duke nisur që nga trajneri e deri te merkatoja e verës me hyrjet dhe daljet e saj. Ançeloti u bë trajner i të kaltërve duke zëvendësuar Sarrin, i cili u largua në drejtim të Çelsit. Gjithashtu merkatoja e napoletanëve ishte mjaft aktive.

Largimi i Zhorzhinjos bëri mjaft bujë, me mesfushorin që u largua për 60 milionë euro drejt Londrës, konkretisht te Çelsi. Gjithsesi Napoli e përforcoi ekipin me afrimet e Fabian Ruiz, portierët Karnezis, Ospina e Meret. Pikërisht ky i fundit u mor me mjaft bujë, pasi dhe shuma prej 35 milionë eurove që u pagua për të ishte mjaft e lartë.

Aleks Meret pësoi një dëmtim që në nisje të sezonit dhe ka munguar për ekipin e tij gjatë kësaj periudhe. Lajme të mira vijnë nga infermieria për napoletanët, teksa thuhet që portieri italian mund të rikthehet shumë shpejt në dispozicionit të Ançelotit. 21-vjeçari bëri dy sezone mjaft të mira si i huazuar te Spal, ku ra shumë në sy me prezencat e tij.

FLORENCE, ITALY – MARCH 20: Alex Meret of Italy looks on prior to the training session at the club’s training ground at Coverciano on March 20, 2017 in Florence, Italy. (Photo by Claudio Villa/Getty Images)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *