Lajme të mira nga Suedia, mbrojtësi shqiptar lë pas dëmtimin

0

Muajt e parë të Norkoping kanë rezultuar shumë problematike për Egzon Binakun. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka pësuar dëmtime të njëpasnjëshme, çka kanë bërë që të aktivizohet vetëm tri herë më nënkampionët e Suedisë.

Pas 6 javësh në proces riaftësimi,  Binaku është rikthyer të luajë më fanellën e Norkoping. Mëngjarashi luajti për 60 minuta në fitoren 3 – 0 të ekipit rezervë ndaj Eskilstunës.

Në javët në vazhdim pritet që mbrojtësi të fillojë integrimin në ekipin e parë, ku ende nuk ka mundur të zërë një vend fiks në formacionin titullar.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.