Lajme të mira nga Spanja, CR7-Dibala “kërcënojnë” rivalët

“Dyshja fituese”. Kështu shkruan Kristiano Ronaldo në llogarinë e tij në “Twitter”. Në foto janë portugezi dhe Dibala, duke treguar muskujt dhe ngrohur zemrat e tifozëve juventin. Këta të fundit presin golat e dyshes së sulmit për të fituar gjithçka.

Atmosfera në kampin bardhezi është e shkëlqyer dhe të gjithë besojnë fort që ky do të jetë sezoni i duhur për të sjellë në Torino, Kupën me veshë të mëdhenj. “Champions League” është ëndrra e Juventusit dhe të gjithë janë më të motivuar se kurrë për t’ia arritur qëllimit.

Gjithashtu për portugezin vijnë lajme të mira nga Spanja. Administrata tatimore spanjolle kishte detyruar Ronaldon të paguante 18.8 milionë euro për evazion fiskal, por siç citon “El Mundo”, portugezit i duhet të paguajë rreth dy milionë euro më pak.

Sulmuesi i ri i Juventusit arriti një marrëveshje qershorin e kaluar me autoritetet tatimore dhe çështja u mbyll. Ronaldo pranoi fajësinë e tij për evazion fiskal dhe pranoi të paguante shumën prej 18.8 milionë eurosh. Tashmë atij i duhet të paguajë vetëm 16.7 milionë euro, pasi administrata vlerësoi se CR7 nuk i nevojitet të paguajë 2.1 milionë euro TVSH, sepse ai i kishte paguar vullnetarisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *