Lajm tragjik, ndërron jetë ish-futbollisti i Laçit

Ish-lojtari i Laçit, Amadu Boiro, ka ndërruar jetë. Lajmi bëhet i ditur nga mediet senegaleze, pa bërë të ditur shkaqet e vdekjes së futbollistit 23-vjeçar. Përvoja e Boiros me kurbinasit nuk zgjati shumë.

Mesfushori firmosi me Laçin në gusht të 2017-ës. Boiro luajti vetëm një ndeshje me fanellën e Laçit, një miqësore kundër Tiranës. Pak ditë pas firmës senegalezi ndërpreu bashkëpunimin me kurbinasit.

Në sezonin e fundit Boiro u aktivizua me skuadrën e Çarmbashsporit në kategorinë e katërt turke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *