Lajm i mirë për tifozët, Partizani paguan dhe nesër luhet me tifozë

Sfida e nesërme mes Partizanit e Vllaznisë ka një rëndësi të jashtëzakonshme për të dyja palët dhe do të ishte një mëkat që të luhej pa praninë e tifozëve. Komisioni i Disiplinës kishte mbyllur për dy ndeshje stadiumin Selman Stërmasi dhe kundër Teutës u luajt në një atmosferë të zymtë, që ishte një nga arsyet pse Partizani ishte pa pikë motivimi në fushë.

Megjithatë, tani vjen një lajm i mirë për tifozët e kuq dhe ata të Vllaznisë, sepse Partizani ka vendosur të paguajë, duke mundësuar praninë e tifozëve në një ndeshje shumë delikate.

Natyrisht, shpenzimi është shumë i madh krahasuar me arkëtimin, sepse nuk pritet ndonjë numër rekord tifozësh, duke parë zhgënjimin e madh në tifozerisë përkatëse, por gjithsesi është një nga ato ndeshje që i kanë dhënë tonin futbollit shqiptar dhe shumë tifozë i kanë kërkuar klubit hapjen e stadiumit.

Çmimet për këtë takim janë caktuar tashmë: 1000 lekë tribuna qendrore dhe 300 lekë për gjithë sektorët e tjerë në “Selman Stërmasi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *