Lajm i mirë për tifozët, Atletiko “blindon” një nga më të kërkuarit

Atletiko e Madridit e ka “kyçur” portën edhe për katër vite të tjera. “Colchoneros” kanë rinovuar me portierin Jan Oblak deri në vitin 2023, duke i lënë thatë shumë klube që interesoheshin për shërbimet e tij. Slloveni është rritur çdo vit e më shumë dhe tani hyn në listën e portierëve më të mirë në qarkullim.

Atletiko e mori për 16 milionë euro nga Benfika në vitin 2014. Vlera e tij në merkato tani arrin 85 milionë eurot. Që nga ardhja në Madrid, ai është një siguri e madhe për ekipin e Simeones. Slloveni ka zhvilluar 203 ndeshje me “Los Colchoneros” dhe e ka mbajtur plot 115 herë portën të paprekur. Askush në 5 ligat e mëdha nuk ka bërë si ai.

26-vjeçari po shkruan historinë me Atletikon, duke u futur mes legjendave të katërkëndëshit të kësaj skuadre. Është portieri i pestë me më shumë ndeshje në historinë e klubit dhe duhet të kalojë numrin e 303 ndeshjeve për të thyer rekordin e Abel Resino. Mosha ja garanton diçka të tillë, ndërsa tifozët janë të lumtur për këtë rinovim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *