Lajm i mirë për sulmuesin e Kukësit, vjen ftesa nga Kombëtarja

Kukësi ende nuk e ka gjetur fitoren e parë na kampionat dhe në prag është sfida delikate me Tiranën. Pavarësisht se gjithë fokusi është tek ndeshja me kryeqytetasit vjen një lajm i mirë për sulmuesin e verilindorëve,  Rexhinaldo.

Vetë lojtari afrikan ka bërë me dije lajmin përmes postimeve në rrjete sociale se ka ardhur ftesa nga përfaqësuesja e Mozambikut. Sulmuesi do të jetë i grumbulluar për ndeshjen me Guinea-Bisau, takim ky i vlefshme për raundin kualifikues të Kupës së Kombeve të Afrikës.

Kalimi tek Kukësi duket se i ka shërbyer 28-vjeçarit, i cili në të shkuarën është grumbulluar në 3 ndeshje me përfaqësuesen e vendit të tij. Rexhinaldo është mjaft entuziast për ftesën dhe beson se ai do ta ndihmojë Mozambikun për të arritur në fazën finale të Kupës së Kombeve të Afrikës, event ky që do të zhvillohet në vitin 2019.

“Po vij. Ndjehem i përgatitur si kurrë më parë për të përfaqësuar vendin tim në këtë ndeshje të rëndësishme. Në kokën time, thjesht mendoj të ndihmoj vendin tim të jetë i pranishëm në #Can2019. Besoj, se ne mundemi. Kjo është arsyeja pse ne do të shkoj në Mozambik. Ne presim mbështetjen tuaj më 8 shtator në Stadiumin Kombëtar të Zimpeto. # Nderi # krenaria Ekipi kombëtar”.

Rexhinaldo ende nuk e ka gjetur golin në kampionat me Kukësin, por ndaj Torpedos shënoi 2 gola me 11-metërsh, në takimin e kthimit të turit të tret kualifikues të Europa League-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *