Lajm i mirë për Kukësin, rikthehet një titullar ndaj Luftëtarin

Një gjirokastrit kundër Luftëtarit. Simo Rrumbullaku është bashkuar ditën e djeshme me grupin duke marrë ngarkesën e plotë. Mbrojtësi i linjës së majtë pësoi një çarje në gjurin e djathtë në ndeshjen e javës së dytë me Flamurtarin.

Plaga ishte mjaft e thellë dhe normalisht që duhej një periudhë jo e vogël që të mos kishte më asnjë problem për 26-vjeçarin. Pas disa javësh stërvitje të diferencuar, lojtari është plotësisht gati për ndeshjen e radhës me Luftëtarin.

Mbrojtësi luan sezonin e tij të tretë me Kukësin, ku ka mundur që të shpallet dhe kampion. Gjirokastriti shihet si një lojtar shumë i rëndësishëm për ekipin dhe rikthimi i tij është një lajm i mirë për teknikun Cungu, ndonëse edhe Zguro ka bërë mjaft mirë gjatë kësaj periudhe. Alternativat në repartin e mbrojtjes janë të bollshme, pasi kuksianët kanë në çdo pozicion nga dy lojtarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *