Lajm i mirë, Cikalleshi nuk ka dëmtim serioz

0

Pas dëmtimit të Mërgim Mavrajt, kombëtarja shpreson të mos humbasë lojtarë të tjerë para Italisë dhe një lajm i mirë vjen nga Sokol Cikalleshi. Sulmuesi u dëmtua në mesjavë në ndeshjen e kupës të Akisarit kundër Bashakshehirit, duke qëndruar pak minuta në fushë, por vetë Cikalleshi në “Supersport” sqaron se nuk ka asgjë shqetësuese.

“Më ndoqi fati i keq, sepse në pak minuta që isha në fushë dëmtova gjurin në një përplasje gju me gju me portierin kundërshtar dhe dola sepse pata shumë dhimbje. Megjithatë, Dje nga rezonanca dhe rezultoi që fatmirësisht nuk është dëmtim i rëndë. Nga ky dëmtim e shumta do humb ndeshjen e fundjavës me ekipin, pra shumë shpejt do jem gati, çështje  ditësh”.

Për sa i përket kalimit te Akisari,  Cikalleahi besob se ka bërë zgjedhjen e duhur: “Mendoj se bëra zgjedhjen më të mirë që erdha te Akhisari, sepse do kem më shumë minuta. Ndihem shumë mirë, jemi si një familje. Po luaj dhe jam sulmuesi kryesor, por edhe këtu ka konkurrencë. Ndeshjet që kam bërë deri tani kanë qenë mjaft të kënaqshme, por uroj që të shënoj në ato të ardhshmet dhe të ndihmoj më shumë ekipin në arritjen e objektivave”.

Duke folur për Kombëtaren, Cikalleshi deklaron se rikthimi te kuqezinjtë është shumë pranë: “Problemi im që s’jam thirrur në kombëtare kanë qënë minutat e pakta që kam patur te Bashakshehiri, por këtu minutat i kam dhe besoj se rikthimi në kombëtare është afër, që ndaj Italisë. Megjithatë këto i vendos trajneri, me të cilin kam folur shpesh, edhe pas dëmtimit”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image