Lajm i keq për Brazilin, në ‘Copa America’ pa “shtyllën” e mbrojtjes 

0

Qendërmbrojtësi i kombëtares së Brazilit, Tiago Silva, ka mbyllur sezonit e tij me PSG-në. Lojtari është operuar ditën e sotme në gju.

Çuditërisht lajmi është bërë i ditur nga gruaja e lojtarit, e cila postoi disa foto në “Instagram”, ku 34-vjeçari shfaqej me paterica dhe i fashuar në pjesën e gjurit.

Ky dëmtim nuk mund të kishte ardhur në një moment më të keq për Silvën, i cili pritej të ishte pjesë e listës së Brazilit për trofeun “Copa America”. Trajneri i “Seleçaos”, Tite,  do të shpallë listën e të grumbulluarve më datë 17 maj, ndërsa turneu fillon më datë 15 qershor.

Me shumë gjasa ky ishte shansi i fundit që Silva të ishte pjesë e kombëtares së Brazilit. Mosha e lojtarit të PSG-së ka filluar të bëjë të vetën dhe ndoshta ka ardhur momenti që t’i hapet rruga brezit të ri.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.