Lajm i keq për Alegrin, ndaj Atletikos pa “digën” e mesfushës

0

Mbrëmjen e nesërme në “Wanda Metropoliano” do të luhet supersfida midis Ateltikos së Madridit dhe Juventusit, e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Champions League. Në kuadër të ndeshjes, lajme jo të mira janë raportuar në kampin e “Zonjës së vjetër”.

Në konferencën e sotme një ditë përpara sfidës, trajneri Alegri, ka pranuar se Sami Kedira nuk do të jetë pjesë e ekipit, për arsye shëndetësore. Gjermani ka qëndruar në Torino ku është nën vëzhgimin e mjekëve. Numri një i pankinës bardhezi u shpreh:

“Ai është një lojtar i rëndësishëm. Humbëm  një futbollist të nivelit ndërkombëtar dhe mbetemi me katër mesfushorë të tjerë, të cilët do të na ndihmojnë në ndeshjen e nesërme. Për rastin e tij do të dalim me një komunikatë”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.