Lajm i keq nga Brazili për Nejmarin, “gëzon”… Mançester Junajtid!

E gjithë vëmendja te klubi i PSG-së është kthyer te ylli i ekipit Nejmar Zhunior. Braziliani pësoi një dëmtim në këmbën e djathtë në ndeshjen në mesjavë ndaj Strasburgut. Klubi parisien ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare për të qartësuar shkallën e dëmtimet.

Megjithatë, sipas medies braziliane  “Esporte Interativo”, fraktura e pësuar në mesjavë do ta mbajë brazilianin të paktën 1 muaj larg fushave të blerta. Ky lajm me siguri ka lehtësuar shumë lojtarët e Manccester Junajtid, pasi Nejmar nuk do të vihet kundër tyre në takimin e paë të raundit të 1/16-ve të Champions League, më datë 12 shkurt, ku “djajtë e kuq” presin parisienët në “Old Trafford”.

Për momentin stafi mjekësor i PSG-së po kujdeset që 26-vjeccari të rikthehet në kohë për përballjen e kthimit në “Parc des Princes”, më datë 6 mars.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *