Lajm i hidhur për Bajernin, Alaba nuk luan ndaj Realit

Gjithë bota pret me kuriozitet sfidën e mbrëmjes së sotme në Champions League mes Bajernit e Real Madridit, dy gjigantë të futbollit botëror, protagonistë të mëdhenj në kupat e Europës dhe rivalë të përjetshëm. Këto dy skuadra janë ndeshur 24 herë në kupat e Europës, rekord, me 11 fitore secila palë.

Bajerni ka marrë një lajm të hidhur në prag të ndeshjes së sotme, sepse është dëmtuar mbrojtësi David Alaba.

Austriaku ka një problem në kofshë dhe nuk është stërvitur dot as dje, ndaj nuk mund të aktivizohet dot, duke krijuar një problem të madh në prapavijë, ku do të zëvendësohet nga Rafinja, por edhe spanjolli Berat është një opsion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *