Lajm i hidhur, ndahet nga jeta ish-trajneri i Kamzës

Sot është ndarë nga jeta Edmond Dule, i cili pas një sëmundje të rëndë nuk mundi t’i bënte më shumë rezistencë atakut kardiak që i mori jetën. 60-vjeçari ka qenë pjesë e futbollit shqiptar, por ai do të mbahet mend si ish-sportisti dhe ish-trajneri i kamzalinjve, i cili ka një kontribut të madh në futbollin e Kamzës, me disa funksione ndër vite.

Kur Kamza njihej me emrin Dajti, Edmond Dule ishte tekniku që e riktheu nga Kategoria e Dytë në të Parën në sezonin 2006-2007, ndërkohë që u rikthye në këtë pankinë për një periudhë të shkurtër edhe në vitin 2013.

Sot Kamza është dënuar dhe ka zbritur në Kategorinë e Dytë, ndërsa për këtë humbje, futbolli kamzali ndjen dhimbjen e thellë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *