LAJM I FUNDIT/ Tronditje në Angli! Ekipi i Arsenalit i dha dorën personit me Koronavirus, përfundojnë në karantinë

Një lajm i fundit ka ardhur në mesnatën e sotme, që njofton shtyrjen e super ndeshjes së “Premier League” mes Manchester City dhe Arsenalit. Këtë herë situata është shumë serioze dhe nuk bëhet fjalë vetëm për një masë formale, me njoftimin e ardhur nga vetë faqja zyrtare e Arsenalit që shpjegon gjithçka.

Pronari i Olimpiakosit, Evangelos Marinakis, rezultoi pozitiv me Koronavirus dhe ka reaguar vetë duke treguar se është i infektuar. Ndërkohë që vetëm 13 ditë më parë, ka pasur një përballje me Arsenalin në “Europa League”.

Klubi i topçinjve kanë dalë me një deklaratë zyrtare se disa prej lojtarëve të tyre i kanë dhënë dorën pronarit të Olimpiakosit që tashmë rezulton pozitiv me Koronavirus. Gjithashtu edhe katër përfaqësues të klubit të anglezëve ishin të ulur pranë tij.

Për këtë arsye të gjithë këta persona duhet të qendrojnë në karantinë për 14 ditë dhe nuk duhet të lëvizin prej aty për arsye sigurie, megjithëse mjekët e ekipit kanë thënë që rrezikshmëria është e ulët për këtë rast. Por ndeshja e sotme ndaj Manchester City-t nuk mund të zhvillohej për asnjë arsye, pasi kjo rrezikonte seriozisht edhe shëndetin e skuadrës tjetër. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *