LAJM I FUNDIT/ Plotësohet dëshira e madhe e sulmuesit, Rei Manaj në ekipin e parë të Barcelonës

Dëshira e madhe e Rei Manajt ishte për t’iu bashkuar ekipit të parë të Barcelonës. Sulmuesi shqiptar e ka pranuar këtë në një intervistë të dhënë para pak ditëve, duke u shprehur se dëshironte që të kishte aq fat sa për të përmbushur ëndrrën.

Por nuk ka kaluar shumë dhe vjen lajmi i bujshëm nga Spanja. Manaj është thirrur nga trajneri Setien përkrahë yjeve si Mesi dhe Grizman, duke u stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës. Tashmë pritet që futbollisti i Shqipërisë të ketë hapësirën e tij në përballjen e Kupës ndaj Leganesit. Setien ka marrë edhe 4 lojtarë të tjerë nga të rinjtë për t’i pasur në organikë për ditën e nesërme. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *