Lajm fantastik për Liverpulin, vjen firma e shumëpritur

0

Pas blerjeve të shumta te merkato e verës, te Liverpuli ka ardhur koha për disa “blerje” brenda klubit. Ekipi anglez sapo ka njoftuar rinovimin e kontratës me kapitenin e skuadrës, Xhordan Henderson. Falë firmës së re, mesfushori anglez e sheh veten të lidhur me të “kuqtë” për të paktën pesë vitet e ardhshme.

28-vjeçari luan prej tetë sezonesh me Liverpulin dhe është pjesë thelbësore e skuadrës së Klop, si dhe përfaqësueses angleze. Trajneri gjerman u shpreh shumë i kënaqur nga arritja e marrëveshjes duke thënë:  Henderson, përveç se një lojtar i shkëlqyer është dhe një lider për këtë skuadër. Jam i bindur se ai ka akoma shu,ë për t’u përmirësuar si lojtar.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.