Lajm fantastik për Dortmundin, rinovon Marko Rojs

0

Humbja shokuese në shtëpi ndaj skuadrës së Salcburgut shokoi të gjithë ambientin e skuadrës verdhezi, por ditën e sotme tifozëve të Dortmundit u ka ardhur një lajm fantastik.

Ylli i ekipit verdhezi dhe kombëtares së Gjermanisë, Marko Rojs, ka  rinovuar kontratën e tij deri në vitin 2023. Për shërbimet e 28-vjeçarit interesoheshin skuadrat e Totenhemit dhe Liverpulit, por me firmosjen e kontratës së re, Rojs mbyll përfundimisht mundësinë e një transferimi jashtë Gjermanisë.

Në përfundim të kontratës së re, sulmuesi do të jetë 34 vjeç. Lojtari i lindur në Dortmund e ka shprehur gjithmonë lidhjen e fortë që ka me klubin e tij të fëmijërisë dhe kontrata e re do ta ndihmojë atë për të konfirmuar akoma dhe më shumë statusin e tij si një legjendë për klubin verdhezi.

Megjithatë, marrëdhënia e Rojsit me skuadrën e Dortmundit ka pasur një fillim shumë të trishtë. Rojs iu  bashkua skuadrës së Dortmundit në moshën 8-vjeçare, dhe vazhdoi të luante për ekipet e moshave deri në moshën 17-vjeçare. Mbas nëntë vitesh në akademinë e klubit verdhezi Rojs u lajmërua së nuk ishte i aftë të luante me ekipin e të rinjve. Ky moment qe një goditje e madhe për futbollistin gjerman, por ai nuk u dorëzua.

Pak kohë pas përzënies nga Dortmundi, Rojs iu bashkua akademisë së “Rot Veis Ahlen”, një skuadër modeste e cila militonte në kategoritë inferioere të futbollit gjerman. Aty Rojs gjeti ambientin perfekt për të treguar vlerat e tij. Mbas vetëm 2 sezonesh ai u transferua tek skuadra e Gladbahut, ekip në të cilën arriti të tërhiqte vëmendjen e të gjithë Bundesligës. Rojs u transferua te klubi i Dortmundit për shifrën e 17 milionë eurosh në vitin 2012, gjashtë vite mbas përzënies së tij nga po i njëjti klub.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.