Laçit i vjen sulmuesi nga Senegali, Starova bën planin

Laçi mori tre pikët me Kamzën në tavolinë dhe kurbinasit tani renditen në vendin e katërt. Fitorja e Teutës në Korçë sigurisht ua ka prishur disi planet bardhezinjve, që kërkojnë vendin e tretë që të çon direkt në kupat e Europës.

Gjithsesi duhet parë te ndeshja e radhës, që zhvillohet në transfertë me Flamurtarin. Vlerësimi është maksimal për kuqezinjtë e drejtuar nga Ilir Daja. Për këtë ndeshje mungesë e sigurt te Laçi është sulmuesi Nikola Okpotu.

Nigeriani u ndëshkua me karton të verdhë ndaj Kastriotit dhe për të ishte i katërti. Kështu ai duhet të vuajë pezullimin dhe trajneri Starova mendon se kë do të aktivizojë në sulm. Në sfidën me krutanët nuk ishte as Malik Mane.

Senegalezi kishte marrë leje në klub për arsye familjare dhe është rikthyer sikurse pritej. Mane është bashkuar me grupin dhe është stërvitur normalisht. Stafi teknik mund t’i bëjë llogaritë me të për ndeshjen e radhës me Flamurtarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *