Lacio tremb Strakoshën, ka zgjedhur Perinin?

0

 

Për Marketin janë muajt e fundit, pasi problemet fizike nuk e lënë të qetë dhe mosha tashmë bën të vetën. Por, gardiani shqiptar që ka bindur, sërish mund të mbetet i dytë…

Thomas Strakosha përgatitet për derbin e dytë në karrierë, pas atij në ndeshjen e vajtjes të vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, pasi në sfidën e parë bardhekaltërit fituan me rezultatin 2-0. Sërish në “Olimpico”, por këtë herë si udhëtues, me Strakoshën që blindon portën dhe shpreson që gabimet dhe golat e pësuar ndeshjet e shkuara (Itali, Bosnje dhe Sasuolo), të jenë hedhur pas krahëve. Edhe pse, nga merkato mbërrin një lajm i hidhur për të. Në fakt, portieri i ri shqiptar, që pritet të jetë titullari i ardhshëm i portës bardhekaltër, mund të zemërohet jo pak nga ky fakt, edhe pse është ende 22-vjeç.

Ndoshta, në horizont mund të shfaqen retë e zeza që shoqëruan edhe Etrit Berishën, gjatë rrugëtimit me Lacion, teksa do të ishte konfirmimi i Federiko Marketit ai që do të pengonte rritjen e tij. Berisha vendosi të gjente strehë te Atalanta, ku tani synon Europa League dhe është duke bërë çudira, në një vit fantastik. Në fund të sezonit, sigurisht, Atalanta do të bëjë çmos ta mbajë, teksa duhet theksuar se edhe Lacio nuk ka hapësira për të.

Në fakt, sipas medieve, Marketi do të largohet, pasi problemet fizike janë bërë tashmë një pengesë e madhe për të dhe mosha bën që rikuperimet të jenë të ngadalta. Matia Perin është i përzgjedhuri, por edhe ai vjen nga një dëmtim i rëndë dhe pas operacionit është në fazën e rikuperimit. Nëse testet mjekësore të verës do të shkojnë mirë, atëherë padiskutim që do të jetë në radhët e blerjeve të Lacios. Po Strakosha? Ai është e ardhmja, sigurisht, por këtë herë Igli Tare s’duhet të bëjë gabimin që bëri me Berishën…

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image