Lacio stërvitet, Strakosha në krye, Gjimshiti e Memushaj thyejnë rekordet negative

Nuk ishte një ndeshje, por një stërvitje. Lacio ka hequr qafe Beneventon me një lehtësi irrituese, aq sa ringrihet dilema nëse Seria A është bërë mediokre edhe për faktin se janë shtuar shumë skuadra të dobëta dhe pa lidhje me këtë nivel.

Në 24 minutat e para Lacio shënoi 3 herë, me Bastos, Imobile e Marusiç, ndërsa Imobile dha dy asiste. Parolo e Nani shënuan në pjesën e dytë, me Imobilen që dha edhe një asist, ndërsa Lacio shkon në krye përkohësisht, por Napoli zor se gabon sot.

Benevento është në humnerë, asnjë pikë këtë sezon dhe rekord negativ pa asnjë precedent, ndëkohë që Gjimshiti nuk luajti fare dhe Memushaj luajti vetëm pjesën e parë. Për Strakoshën vijon momenti i artë edhe pse pësoi një gol me goditje nga distanca, pasi kreu një pritje të bukur (notë e lartë edhe sot). Për Lacion fitorja e tetë rresht mes kampionatit e Europa Ligës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *