Lacio refuzon Liverpulin dhe i vendos çmimin Strakoshës

Liverpuli duhet të bëjë një sakrificë të konsiderueshme ekonomike nëse dëshiron shërbimet e Thomas Strakoshës. Klubi i mirënjohur anglez u përball me refuzimin e Lacios, ndaj ofertës me vlerë 30 milionë euro për kartonin e portierit shqiptar.

Presidenti i bardhkaltërve Klaudio Lotito është i bindur se nëse numri 1 i portës do të largohet, oferta duhet të jetë e parezistueshme. Madje ai ka vendosur që operacioni për shitjen e Strakoshës duhet të realizohet për një shifër që varion nga 40 deri në 50 milionë euro.

Për vlera më të ulëta te Lazio nuk kanë ndërmend të ulen në tryezën e negociatave dhe këtë e konfirmuan me ofertën që i refuzuan Liverpoolit pa u menduar dy herë. Gardiani i Kombëtares shqiptare është kthyer në objektivin kryesor të trajneri Jurgen Klop, që pas gabimeve të Karius në finalen përballë Realit të Madridit, që i kushtuan Redsave trofeun, synon të blejë një portier i cili ofron garanci.

Strakosha u shndërrua në kandidatin potencial për Liverpulin, sepse ka cilësi dhe është në moshë të re. Për këto elementë edhe Lazios kërkon të përfitojë maksimalisht, me ankandin që është përcaktuar të nisë nga vlera minimale e 40 milionë eurove. Ky çmim i ri bën që vlera e portierit shqiptar të jetë 535 fishuar, me klubin e Serisë A që janarin e vitit 2013 e afroi Strakoshën për 75 mijë euro nga Akademia e Panioniosit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *