Lacio nuk vendos limite, bonusi zbulon ëndrrën bardhekaltër

0

Simone Inzagi do të jetë trajner i Lacios deri në vitin 2021. 43-vjeçari ka filluar të drejtojë moshat e kësaj skuadre e më pas ekipin e parë, ku ka katër vite.
Lacio ka bërë shumë mirë me të në stol, duke fituar Kupën e Italisë dhe Superkupën. Objektivat e klubit ku është drejtor Igli Tare do të rriten. Presidenti Klaudio Lotito dëshiron të sjellë në Romë titullin e Serie A dhe Inzagin e sheh si të duhurin. Sipas medieve italiane, tekniku ka një bonus të veçantë në kontratën e tij.

Nëse ai arrin të fitojë kampionatin, do të ketë një shpërblim shumë të majmë. Gjithsesi, kjo nuk është vetëm në dorën e Inzagit. Bardhekaltërve i duhet një punë e madhe në merkato për të luftuar me Juventusin apo Napolin. Si duket Lotitos i pëlqen shumë të ëndërrojë.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.