Lacio kërkon rezervë për Strakoshën, ofrohet… Marketi

0

E çuditshme si mund të ndryshojnë gjërat brenda një viti në futboll.

Verën e shkuar Etrit Berisha u largua nga Lacio, i lodhur së qeni rezerva e Federiko Marketit, titullar prej vitesh dhe pjesë e kombëtares. Në fakt, Lacio tentoi ta shiste, por Marketi refuzoi largimin dhe Berisha nuk priti më.

Ishte shansi j artë i Thomas Strakoshës, i cili pa zhurmë kaloi nga portier i tretë në titullar. Marketi humbi mes dëmtimeve dhe deklaratave polemizuese, zëvendësi Vargiç nuk i pëlqente trajnerit Inzagi, i cili i dha një shans të birit të Fotos sonë dhe Strakosha i vogël u bë i madh.

Tani Lacio është hall, sepse kërkon një rezervë cilësore për Strakoshën: asnjëri nga zëvendësit nuk bind dhe tregu nuk ofron cilësi, por ndërkohë Marketi ka ende një vit kontratë, 3 milionë euro bruto pagë.

34-vjeçari e ka të qartë që nuk ka shanse për të luajtur titullar, por i ka komunikuar Lacios se nëse nuk arrin ta shesë, është gati të qëndrojë rezervë e Strakoshës pa asnjë problem. Kushedi si ndihet Berisha!

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here