Lacio i beson Berishës, Strakosha si i tretë?

0

Klubi i Serisë A duket se i është përgjigjur paralajmërimit të portierit shqiptar që, menjëherë pas mbylljes së sezonit dhe pjesëmarrjes në Kampionatin Europian, kërkoi garanci për të luajtur, ose në të kundërt do të shihte alternativa të tjera për të vazhduar karrierën.  Çështja e portierit titullar është një prej argumentave më të nxehtë në klubin bardhekaltër në këtë merkato vere. Lazio ka disa portierë në dispozicion dhe klubi duhet të zgjedhë kujt do t’ia besojë portën.

Pas huazimit të Guido Guerrierit te Trapani, pritet që Thomas Strakosha të qëndrojë te Lacio në rolin e portierit të tretë, ndërkohë edhe blerja më e fundit, Ivan Vargiç do të synojë të fitojë vendin e titullarit.

Gjithsesi, mbeten shumë pikëpyetje se cili është portieri i parë i skuadrës italiane. Janarin e kaluar, Marketi rinovoi kontratën deri në vitin 2018 dhe deri pak javë më parë ai cilësohej i paprekshëm në skuadër. Por, presidenti Klaudio Lotito i ka bërë një premtim Etrit Berishës më 23 Qershor: se Lazio do të besonte te gardiani shqiptar për portën. Kjo ka bërë që skuadra romane të refuzonte edhe ofertat e Aston Vilas dhe Evertonit nga Premier League. Një sinjal i qartë se klubi do ti japë besim Berishës. Drejtuesit e Lacios u shprehën se synojnë ta promovojnë kuqeziun, ndërsa kjo lëvizje krijon disa skenarë për të ardhmen e Marketit, për të cilin interes kanë shfaqur Juventusi dhe Sasuolo. Në momentin kur Etrit Berisha dukej portieri që do të largohej, premtimi i drejtuesve ka ndryshuar gjithçka: kuqeziu pritet të jetë titullar te Lacio, ndërsa për Marketin paralajmërohet lamtumira pas pesë sezoneve.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here