Lacio dhe Atalanta gati për finalen, situata e legjionarëve

Të mërkurën në mbrëmje zhvillohet finalja e Kupës së Italisë. Atalanta dhe Lacio do të përballen mes tyre për të dërguar në shtëpi trofeun e dytë më të rëndësishëm në Itali. Një ndeshje e bukur pritet të zhvillohet në Olimpico të Romës, aty ku do të zbresin në fushë edhe lojtarë të kombëtares tonë.

Thomas Strakosha do të jetë gardiani i bardhekaltërve, ndërsa terk Atalanta pritet ta nisë nga fillimi Berat Gjimshiti. Mbrojtësi po kalon një formë shumë të mirë. Kundër Xhenoas dhuroi asistin e golit të dytë, ndërsa Gasperini e ka provuar edhe si mesfushor i majtë.

26-vjeçari pritet të luajë si titullar në mbrojtjen me tre, ndërsa Etrit Berisha e ka humbur postin e titullarit që prej muajit mars. Atalanta nuk e fiton këtë trofe që prej 56 vitesh dhe do të kërkojë ta ngrejë në qiell për herë të dytë në histori, ndërsa Lacio do provojë ta veshë kupën bardhekaltër për herë të shtatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *