Laçi zyrtarizon afrimin e radhës, firmos ish-lojtari i Flamurtarit

Skuadra e Laçit ka bërë mirë në dy fazat e para dhe pretendimet e kurbinasve janë madhore. Nën drejtimin e teknikut Besnik Prenga skuadra ka nisur përgatitjet për pjesën e mbetur të kampionatit.

Paralelisht me përgatitjet, drejtuesit po mendojnë për të përforcuar skuadrën në të gjitha repartet, për t’i paraprirë çdo lloj surprize të pakëndshme gjatë edicioni. Sot, drejtuesit kanë mbyllur marrëveshjen me portierin Edmir Sali, i cili do të vihet menjëherë nën urdhrat e stafit teknik.

Sali ka qenë pjesë e skuadrës së Flamurtarit, por nuk ka pasur shumë mundësi për të treguar vlerat e tij. Edicionin e shkuar, 21-vjeçari luajti vetëm në 5 takime. Bardhezinjtë tregojnë dhe një herë tjetër se besojnë tek lojtarët e rinj, pasi si portieri dhe kapiteni Selmani është 20 vjeç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *