Laçi-Vllaznia, direkt

Po luhet Laçi-Vlalznia, ndeshja hapëse e javës së katërt në Kategorinë Superiore. Te Laçi debuton Gentjan Mezani në stol, i cili shpreson ta nisë mbarë, por Vllaznia nuk ka humbur ende jashtë fushe këtë sezon.

KRONIKA

59′ GOL LAÇI Gafë e Selimajt, që përplas mbi Pjeshkën një kros nga krahu i majtë. Topi shkon qetësisht në portë, ku e shtyn Xhixha. 2-0.

21′ Pas një fillimi të qetë, Laçi gjen golin. Sulm i shpejtë, topi te Uzuni, që gjen në qendër të zonës të pambuluar Xhixhën. I qetë sulmuesi i ri, i cili shënon golin e parë në karrierë në Superiore.

Kategoria Superiore – Java 4

E shtunë, më 30 shtator, ora 14:00

Laçi – Vllaznia               2-0

Shënues: Xhixha 21′, 59′

Laçi: Selmani, Ademir, Fangaj, Gjoni, Sefgjini, Bardhi, Eskerda (Qaqi 81′), Jonuzi, Nika, Uzuni, Xhixha Trajner: Gentian Mezani

Vllaznia: Selimaj, Gocaj, Pjeshja, Orelesi, Marku, Krymi, Hasani, Bardulla, Çinari, Lika (Vucaj 61′), Ribaj. Trajner: Armando Cungu

Karton i verdhë: Bardhulla 65′

Gjyqtarë: Klajdi Kola, Ermal Barushi, Denis Agaraj, Klodian Shahini

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *