Laçi tmerron Superioren, Vllaznia në telashe

0

Kush bie nga Superiorja? Atë tashmë nuk e imagjinon dot më askush, sidomos pas fitores së madhe të Laçit 3-0 ndaj Vllaznisë.

Një derbi pa histori, sepse Laçi dominoi dhe sapo gjeti golin me Vucajn në fund të pjesës së parë, gjithçka u thjeshtësua.

Një fitore e madhe, ndaj një rivali që tashmë duhet quajtur direkt, sepse Vllaznia është në krizë dhe me një kalendar tepër delikat.

Ndërkaq, Laçi fluturon dhe nëse nuk humbet javën e ardhshme në Vlorë, atëherë mbijetesa bëhet mëse e mundur, me shumë skuadra që rrezikojnë, duke nisur nga Tirana.

Laçi-Vllaznia      3-0
Shënues: 45? (p) Vucaj, 52? Qaqi, 73? Mensah

Laçi: Selmani, Musaj, Qaqi, Lulaj, Abraham (46? Shala), Nika (78? Dema), Jonuzi, Gjoni (81? Fangaj), Serxhio, Vucaj, Mensah.

Vllaznia: Selimaj, Gocaj, Bicaj, Pjeshka, Gurishta, Vrapi (66? Hajdari), Krymi (74? Kruja), Tafili, Çinari (54? Bardulla), Shtubina, Hebaj.

KV: Vucaj / Vrapi, Gocaj, Tafili, Pjeshka, Bicaj

Gjyqtar: Olsi Sokoli

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here