Laçi-Teuta një betejë e vërtetë, Kukësi për autokritikë

Superiorja rikthehet me dy ndeshje, që luhen në fusha asnjanëse. Laçi pret Teutën në Elbasan, kurse Kastrioti Kukësin në Fushë-Krujë. Sfida e parë shikohet si më interesante dhe e ekuilibruar, nisur edhe nga objektivat e klubeve.

Laçi i Mërgjyshit pritet që të mos ndryshojë në krahasim me ndeshjen e fundit me Tiranën, ndërsa objektivi mbeten tre pikët. Ndryshe situata te Teuta, që ndaj Kastriotit pat bërë shumë ndryshime.

Për ndeshjen e sotme mungojnë lojtarë si Sidibe dhe Hakaj, të cilët me shumë mundësi do zëvendësohen nga Gashi dhe Ndreca. Edhe Beqja është alternativë për krahun e majtë të mbrojtjes durrsake. Sulmi do të jetë i zakonshmi, me Latif që do të mbështetet nga Progni dhe Kamara.

Kategoria Superiore – Java 9
E shtunë, më 20 tetor, ora 14:00

LAÇI-TEUTA (Stadiumi “Elbasan Arena”)

Laçi: Selmani, Fangaj, Toro, Gjoni, Sefgjini, Eller, Jonuzi, Najdenov, Lushkja, Xhixha, Shtubina. Trajner: Artan Mërgjyshi.
Teuta: Hidi, Gjeorgievski, Bicaj, Osmani, Ndreca, Avdyli, Gashi, Kallaku, Progni, Kamara, Latif. Trajner: Bledi Shkëmbi.

Gjyqtarë: Enea Jorgji, Denis Rexha, Rejdi Avdo, Emigers Ganxhi; Arbitra linje: Juxhin Xhaja; Kridens Meta
Delegat: Lysien Nurishmi; Vëzhgues: Fiqiri Haxhiraj

Në Fushë-Krujë Kastrioti ka një detyrë të vështirë për të marrë pikë kundër Kukësit. Verilindorët nga ana tjetër e kanë detyrim fitoren. Sa i takon formacioneve, te krutanët mbetet mister. Priten sërish ndryshime, pasi të pezulluarit janë falur dhe janë kthyer në stërvitje.

Cungu nga ana tjetër ka ndryshuar krahun e majtë të mbrojtjes, pasi është rikthyer Rrumbullaku. Në mesfushë pritet Çyrbja nga minuta e parë, ndërkohë që ka pasur një balotazh mes Limajt dhe Dzarias.

KASTRIOTI-KUKËSI (Stadiumi “Redi Maloku”)

Kastrioti: Kuka (Puja), Husein, Lila, Çela, Stijepoviç, Shehu, Mziu, Çutra, Zhunior, Bardhi, Marku. Trakmer: Elvis Plori
Kukësi:
Frashëri, Maliki, Shameti, Cuculi, Rrumbullaku, Çyrbja, Shafik Tigruxha, Limaj (Dzaria), Shkodra, Uilliam, Rexhinaldo. Trajner: Armando Cungu

Gjyqtarë: Klajdi Kola, Rudin Preça, Paulin Simoni, Klodian Shahini
Delegat: Besnik Çela; Vëzhgues: Plarent Kotherja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *