Laçi prezanton fanellat e reja, gati për betejë

Laçi prezanton fanellat e reja për sezonin e ri dhe do të jenë ndryshe nga një vit më parë. Kurbinasit rikthejnë fanellën e para disa viteve, ku e bardha dhe e zeza ndahen në dy gjysma mbi fanellë. Sponsori teknik mbetet i njëjti, Uhlsport.

https://www.instagram.com/p/BztZn2ygeU8/?igshid=gid51w2iyet4

Bardhezinjtë do i mbajnë veshur për herë të parë fanellat e reja në ndeshjen ndaj Hapoel Ber Sheva, që zhvillohet të enjten prej orës 17:30. Trajneri Sulejman Starova do të japë sot këshillat e fundit para ndeshjes, ndërkohë që do të ndajë mendjen edhe në lidhje me formacionin. 

Klubi ndërkohë i ka bërë thirrje tifozëve që të jenë të pranishëm sa më të shumtë në stadium. Sa i takon çmimeve të biletave, ato do kushtojnë 1000 lekë në tribunën kryesore dhe 300 lekë në tribunat e tjera, atë përkarshi dhe në atë pas portës veriore të stadiumit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *