Laçi nis lëvizjet, zyrtarizohet largimi i parë

Laçi po mendon për përforcimet, por fillimisht ka nisur me largimet e atyre elementëve që drejtuesit dhe stafi teknik mendojnë se nuk mund t’i shërbejnë skuadrës në vazhdim. pas takimit me Teutën klubi kurbinas ka ndërprerë marrëveshjen me sulmuesin Marjan Altiparmakovski.

Ish-lojtari i Sarajevos, Suduvës, Inter Zapresiç, Rabotniçkit etj, nuk arriti të jepte atë që prisnin te Laçi. Vetëm një gol i shënuar (kundër Kastriotit) nga sulmuesi 27-vjeçar, i cili tashmë duhet të gjejë një tjetër ekip.

Më parë nga Laçi janë larguar Xhevahir Sukaj dhe Andi Hadroj, këta pa u mbyllur ende pjesa e parë e sezonit. Tashmë drejtuesit po punojnë për të marrë një sulmues tjetër, i cili do të duhet të mbajë peshën e repartit ofensiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *