Laçi në kërkim të goleadorit, dalin dy emra në skenë

0

Një sulmues është objektivi kryesor i Laçit për merkaton e janarit. Bardhezinjtë kanë afruar në ekip mbrojtësin Ceka, mesfushorin Çokaj dhe portierin Sali, ndërsa tashmë duket se kanë gjetur sulmuesin e munguar.

Siç raporton “A2 News”, dy emra po lakohen si opsion për repartin ofensiv të ekipit kurbinas. Laçi po negocion me Xheferson Kojazos, 28-vjeçarin nga Kolumbia. Sulmuesi luan me ekipin peruan të UTC Cajamarca, ku ka shënuar katër gola këtë sezon.

Xheferson Kojazos

Emri tjetër vjen nga Senegali dhe quhet Malik Mane. 30-vjeçari është pjesë e ekipit kazak të Akzhaikit, aty ku ka shënuar nëntë gola këtë sezon. Mane është një sulmues me eksperiencë, ndërsa më parë është aktivizuar në Suedi me Goteborgun dhe ka provuar të aktivizohet me disa ekipe në Norvegji.

Bardhezinjtë po tentojnë të mbyllin akordin me të paktë njërin prej tyre për t’i dhuruar trajnerit Prenga një emër të ri në repartin e sulmit.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.