Laçi ndalet edhe në Fushë-Krujë, debuton Uzuni

0

Laçi vazhdon serinë e miqësoreve në prag të sezonit të ri dhe sot ka luajtur një miqësore në Fushë-Krujë, kundër Ilirisë. Përfundoi 2-2, me të gjithë golat të shënuar në pjesën e dytë.

Pjesa e parë pati ritëm të mirë, por asnjë gol, ndërsa në pjesën e dytë Laçi e nisi fuqishëm, sepse fillimisht Ansi Nika shënoi nga pika e bardhë, ndërsa më pas Myrto Uzuni dyfishoi. Pikërisht Uzuni ishte lajmi i ditës te Laçi, sepse sulmuesi i talentuar Apolonisë është transferuar te Laçi dhe ka debutuar menjëherë me gol. Gjithashtu, debutoi edhe sulmuesi Majkël Peçi, i cili do të shihet nga stafi i Laçit, para se të vendoset për të ardhmen e tij.

Ndërkaq, Iliria shkurtoi në të 64-tën me Lamën dhe në të 80-tën barazoi Simo, i cili çoi në rrjetë një penallti të grushtuar nga portieri laçian Selmani, gjuajtur nga Selaci.

MIQËSORE

ILIRIA 2-2 LAÇI

Golat: Lama 64′ , Simo 80′ / Nika 49′ (P), Uzuni 57′

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.