Laçi merr formë, firmosin 4 lojtarë

0

Kurbinasit sigurojnë Qaqin, Kastratin, Lipin dhe Toskën

Laçi i sezonit të ri nis të marrë formë. Pas katër lojtarëve brazilianë Maikon Eskuerda, Robert Ribeiro, Rafael Medeiros dhe Rikardo Silva, të cilët priten të jenë pjesë e kurbinasve, ditën e djeshme, klubi bardhezi ka zyrtarizuar katër afrime të tjera. Bëhet fjalë për Harallamb Qaqin, Ilir Kastratin, Bruno Lipin dhe Klajdi Toskën. Të katër futbollistët kanë hedhur “të zezën mbi të bardhë” nën praninë e menaxherit Alban Kashari dhe tashmë do të jenë në urdhrat e trajnerit Marselo Troisi. Pas “eksodit” masiv të ndodhur disa ditë më parë, ku shumë prej titullarëve të Laçit u larguan nga ekipi, kryesisht drejt Korabit, tashmë drejtuesit e klubit kurbinas në bashkëpunim me trajnerin Troisi, por dhe me menaxherin Alban Kashari kanë nisur nga puna për “furnizimin” e organikës me elementë cilësorë. Gjatë ditëve në vijim priten të tjera “goditje” në merkaton nga ana e krerëve të klubit laçian. Pavarësisht largimeve, tashmë me afrimet e fundit, por edhe me emërimin e Troisit në stolin e kurbinasve, skuadra bardhezi pritet të jetë sërish protagoniste në sezonin e ardhshëm. Kujtojmë se në vitet e fundit, Laçi ka qenë një faktor absolut në kampionatin shqiptar, por edhe në Kupën e Shqipërisë, duke qenë në “top”-pesë skuadrat e para të Superiores dhe fituese e Kupës dy herë në tri pjesëmarrje në finale.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image