Laçi mendon për t’u mbrojtur, Molde “kërcënon” me Haland

Besnik Prenga e di shumë mirë se edhe me Molden duhet shumë kujdes. Ua ka bërë të qartë edhe lojtarëve. Për këtë edhe formacioni i përzgjedhur dhe moduli kanë karakter mbrojtës. Tashmë është konfirmuar rreshtimi i bardhezinjve me modulin 5-3-1-1, sikurse edhe ka raportuar më parë “Sport Ekspres”.

Selmani mbron kuadratin, ndërkohë që në mbrojtje nga minuta e parë luan edhe Marko Radas. Në krahë janë pozicionuar Sefgjini dhe Shtubina, kurse në qendër krah kroatit luajnë Gjoni dhe Hoxhallari. Treshja e mesit të fushës nuk ndryshon. Kroati Eller, Lushkja dhe Jonuzi janë titullarë.

Uzuni shfaqet në një pozicion të ri në këtë ndeshje që nis prej orës 19:00. Anësori do të luajë si sulmues i dytë pas Vice Kendesh dhe do të mundohet të shfrytëzojë shpejtësinë e tij për të befasuar Molden vendase. UEFA ka publikuar formacionet zyrtare dhe norvegjezët udhëhiqen në sulm nga 18-vjeçari Haland, i kërkuar nga klubet më të mëdha në botë.

Laçi: Selmani; Shtubina, Gjoni, Radas, Hoxhallari, Sefgjini; Lushkja, Eller, Jonuzi; Uzuni; Kendesh. Trajner: Besnik Prenga. Të gatshëm: Vata, Fangaj, Hadroj, Bushi, Smaçi, Zogaj, Ujka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *