Laçi me zemrën te Shqipëria: Shumë shokë e morën ftesën e Kombëtares

Qazim Laçi po rikthehet në qendër të vëmendjes për Shqipërinë, pas disa super ndeshjeve të zhvilluara në këto sezon. Gjithmonë si një futbollist titullar me ekipin e Ajaccios që pretendon ngjitjen në elitën e futbollit francez.

Madje në ndeshjen e fundit duke gjetur edhe golin e vetëm të fitores. Një afrim që do t’i jepte më shumë cilësi Kombëtares në mesfushë, por që shihet për të ardhmen. Në prononcimin e dhënë për “Supersport”, Laçi është shprehur:

“Shumë shokë e kanë marrë ftesën për në Kombëtaret e tyre. Unë akoma jo, por do e pres shansin tim. Më tepër kontakte kam ruajtur me Strakoshën nga U-21 i Shqipërisë. Kampionati këtu në Francë 2 është me shumë kualitete dhe i fortë në aspektin fizik. Gjithashtu edhe Olimpiakosi më ka ndihmuar më parë për t’u rritur fizikisht. Ajo skuadër në Greqi është si Barcelona në botë”, ka thënë Qazim Laçi. /Sport Ekspres/