Laçi mbetet i pathyeshëm, Kastrioti merr një pikë shprese

Ka përfunduar ndeshja në Fushë Krujë mes Kastrioti dhe Laçit në shifrat 1-1. Vendosin golat e brazilianit Roxher dhe mbrojtësit Fangaj, në një ndeshje që prodhoi shumë kartonë dhe pak raste për shënim.,

Pjesa e parë prodhoi më shumë ndërhyrje të forta në mesfushë sesa raste për të shënuar gol. Skuadrat u treguan mjaft pasive në fazën sulmuese dhe dukej se më shumë mendonin që të mos pësonin. Nëse raste e rrezikshme për gol munguan, ndërhyrjet e ashpra  nuk munguan, aq sa në pak minuta u ndëshkuan katër lojtarë me karton të verdhë dhe një të kuq.

Një ndërhyrje e Çelës në dëm të Fangajt ishte mjaft e rrezikshme dhe gjyqtari kryesor Xhaja i tregoi menjëherë kartonin e kuq lojtarit të Kastriotit. Pjesa e parë dhuroi shumë pak emocione.
Situata ndryshoi disi në fraksionin e dytë, pasi Laçi në superioritet numerik nisi që të merrte më shumë iniciativë dhe të kërkonte më shumë.

Najdenov shpërdori një mundësi fantastike për shënim, pasi doli i vetëm me portën e boshatisur, por në mënyrë të pabesueshme gaboi, duke e çuar topin jashtë. Ishte një ditë “jo” për maqedonasin i cili pak minuta më vonë mori dhe kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë dhe duke barazuar forcat në fushën e lojës. Skuadrat nisën që të ishin më guximtare, por me kalimin e minutave edhe lodhja bënte të vetën.

Golat ishin ruajtur për në fund, pasi në pak minuta u shënuan dy gola. Fillimisht ishte Roxher, i cili me një goditje me të majtën mposhti portierin Selmani. Laçi nuk e uli ritmin dhe gjeti forcat që të barazonte. Fangaj mori një pasim nga Smaçi dhe mbrojtësi nuk gaboi nga një pozicion diagonal duke vendosur ekuilibrin sërish në këtë ndeshje.

Me këtë barazi me Laçi shkon në kuotën e 7 pikëve, por duhet theksuar se ende askush nuk ka arritur t;i shkaktojë humbjen kurbinasve. Kastrioti pas katër humbjesh radhazi merr një pikë shprese, që i largon në nga vendi i fundit, por sërish mbeten në zonën e rrezikut.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 5

E diel, më 23 shtator, ora 15:45
Stadiumi “Redi Maloku”, Fushë-Krujë

Kastrioti 1-1 Laçi
Shënues: Roxher 78’/ fangaj 89′

GOLAT

89’ – Smaçi  pasi mjaft mirë për Fangajn, i cili goditi në një pozicion diagonal, duke shënuar dhe rikthyer baraspeshën.

78’ – Roxher me të majtën provon nga jashtë zone, topi shkoi ngjitur me shtyllën, duke mposhtur Selmanin. Kastrioti në avantazh.

FORMACIONET

Kastrioti: Kuka, Shehi, Lila, Stijepoviç, Çela,  Roxher, Mziu, Shehu (Çutra 46′), Gallego (Husein 46′), Marku (Mulaj 70′), Atsina. Trajner: Elvis Plori. Të gatshëm: Puja, Vatnikaj, Caca, Henri.

Laçi: Selmani, Fangaj, Mersinaj (Toro 55′), Gjoni, Sefgjini, Eller, Lushkja, Najdenov, Shtubina, Xhixha, Altiparmakovski (Sukaj 60′). Trajner: Artan Mërgjyshi. Të gatshëm: Hasanbelli, Smaçi, Jonuzi, Hadroj, Deliu.

Kartonë të verdhë:  Gallego 9′, Shehu 39’/ Mersinaj 28′, Najdenov 36′, 65′

Karton i kuq:  Çela 45+2’/ Najdenov 65′

Gjyqtarë: Juxhin Xhaja,  Gernat Qirici, Rudin Preça, Kreshnik Barjamaj

Delegat: Astrit Maçi; Vëzhgues: Astrit Dervishi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *