Laçi-Luftëtari, Mërgjyshi e Kostiç me “ushtarë” të njëjtë

Laçi kërkon fitoren në shtëpi ndaj Luftëtarit. Bardhezinjtë, që tanimë drejtohet nga Artan Mërgjyshi, vjet kundër bluzinjve kanë triumfuar vetëm në Kupë, kurse në kampionat kanë humbur javën e dytë dhe në fazën e tretë barazuan 2-2.

Ndeshjet e vjetshme kanë shërbyer si mësim. Trajneri Artan Mërgjyshi pritet që t’i besojë të njëjtit formacion që hodhi në fushë kundër Kukësit javën e parë. Edhe Millosh Kostiç, i Luftëtarit, nuk ka programuar ndryshime. Rroca e Jakovljeviç nuk janë gati, ndaj edhe do t’u besuar titullarëve që luajtën ndaj Kastriotit.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA2

E shtunë, më 25 gusht, ora 16:45
Stadiumi i Laçit, Laç

Laçi: Selmani, Shtubina, Fangaj, Gjoni, Sefgjini, Eller, Jonuzi, Lushkja, Hadroj, Uzuni, Xhixha. Trajner: Artan Mërgjyshi

Luftëtari: Ruçi, Liçaj, Rapa, Janiçiç, Xhekson,  Ramadani, Aleksi, Rapo, Milosavljev, Ymeraj, Shkurtaj. Trajner: Millosh Kostiç

Gjyqtarë: Orlando Kuka, Rejdi Avdo, Ani Koçiaj, Klajdi Kola
Delegat: Astrit Maçi; Vëzhgues: Mhill Shkëmbi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *