Laçi-Luftëtari, gjirokastritët godasin në kundërsulm!

Java e dytë vazhdon sot, me sfidën mes Laçit e Luftëtarit pasdite, ndërsa në mbrëmje do të luhet Vllaznia-Teuta në Shkodër.

Laçi e nisi sezonin me një fitore të bujshme ndaj Partizanit, ndaj sot kërkon të qëndrojë në krye, ndërsa Luftëtari kërkon të reagojë pas humbjes në Durrës.

KRONIKA

82′ Bregu sërish pranë golit, por godet shtyllën dhe më pas ndalet nga Selmani. Luftëtari ka hapësira pa fund në kundërsulm, duhej ta kishte mbyllur ndeshjen me kohë.

80′ Lojën e bën Laçi, kundërsulmet perfekte i bën Luftëtari. Abazaj niset në kundërsulm nga mesfusha dhe pason për Bregun që shënon me portën bosh, por vlonjati ishte pozicion jashtë loje. E pabesueshme!

67′ Kundërsulmi i Luftëtarit është i frikshëm. Sërish Abazaj niset, godet në diagonale dhe shtyllë, ndërsa Bregu nuk e çon dot në rrjetë topin e kthyer në lojë.

60′ GOL LUFTËTARI! Pas shumë minutash me Laçin në sulm, Luftëtari godet me një kundërsulm perfekt. Nga mesfusha, Abazaj niset i vetëm, shmang bukur një mbrojtës dhe shënon!

44′ Zgjohet Kristal Abazaj: predhë nga distanca e largët, Selmani grushton me vështirësi në këndore. E shkëlqyer gjuajtja e sulmuesit të Shpresave, po ashtu edhe përgjigja e portierit të talentuar.

43′ Sërish pranë golit Laçi. Goditje nga këndi, gjuan Gjoni me kokë, pret bukur Miraka.

39′ Myrto Uzuni dhuron spektakël! Një gjuajtje me të majtën nga distanca dhe topi përplaset në traversë e kthehet në fushë. Sërish Uzuni, gjuajtja e tij përfundon paksa jashtë. I pafat ish-futbollisti i Apolonisë, meritonte golin!

25′ Laçi fiton një goditje dënimi në kufirin e zonës së Luftëtarit. Ani Nika godet fort, por jashtë. Tjetër rast i mirë, Laçi në rritje të vazhdueshme.

19′ Ndeshje e vakët dhe me ritëm mediokër. Rasti i parë i ndeshjes regjistrohet pas 19 minutash lojë. Sulm i Laçit, kros në zonë nga Uzini dhe Ansi Nika ndal topin e tenton roveshatën, duke goditur mbi traversë. Rast i mirë për kurbinasit.

E diel, ora 16.00, Laç

Laçi – Luftëtari         0-1

Goli: Abazaj 60′

Laçi: Selmani, Fangaj, Gjoni, Sefgjini, Lushkja (Bushi 21′), Kallaku (Jonuzi 46′), Bardhi (Mbombo 61′), Nika, Uzuni, Eskerda, Ejo

Luftëtari: Miraka, Rapa, Beqiri, Rapo, Toledo, Ramadani (Hoxha 71′), Aleksi, Brahimaj, Lamçja, Bregu, Abazaj (Puci 87′)

Kartonë të verdhë: Bushi 63′, Gjoni 66′ / Brahimaj 50′, Lamçe 56′

Gjyqtarë: Andi Koçi, Fatmir Lamaj, Herald Lisaku, Enea Jorgji

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *