Laçi i Starovës zbret në fushë, miqësore ndryshe nga të tjerat

0

Laçi i Sulejman Starovës do të zbresë sot në fushën e blertë. Bardhezinjtë do të zhvillojnë një miqësore brenda familjes, duel që nis në orën 18:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin e qytetit.

Kontingjenti i lojtarëve është i madh, disa prej tyre sapo kanë firmosur me kurbinasit dhe stafi teknik ka vendosur të zhvillojë një ndeshje ndryshe nga të tjerat.

Laçi zhvilloi dy ndeshje tepër pozitive në Ligën e Europës kundër Hapoel Ber Sheva, pavarësisht se nuk ia doli të kualifikohej më tej. Ekipi qëndroi disa ditë pushim dhe tani i është rikthyer sërish përgatitjeve për sezonin e ri.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.