Laçi “humb” goleadorin, rikthehen të pezulluarit

Laçi fitoi kundër Teutës me rezultatin 5-0, ndërkohë që ndeshjen e radhës kurbinasit presin në shtëpi Kukësin. Trajneri Sulejman Starova i gëzohet dy rikthimeve. Mbrojtësi Taulant Sefgjini e ka shlyer pezullimin prej kartonëve të verdhë, sikurse edhe Najdenov që u ndëshkua me karton të kuq ndaj Tiranës.

Kështu Laçi do të jetë më i plotë për ndeshjes e së mërkurës. Gjithsesi sërish do të ketë mungesa. E sigurt që Ndriçim Shtubina nuk mund të aktivizohet kundër Kukësit. Sytë janë nga Abdurrahman Fangaj, i cili në takimin ndaj Teutës ishte në stol por nuk u aktivizua.

Laçi numëron 41 pikë dhe me Kukësin e ka një finale, pasi Teuta e vendit të tretë ka vetëm dy pikë më shumë. Gjithashtu edhe verilindorët nuk janë lart, pasi numërojnë 45 pikë në klasifikim. Kështu, për kurbinasit ky takim është një finale për Europën, sikurse edhe përballjet e tjera në vazhdim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *